Telegrafi

Tokës i ka kaluar pranë një asteroid, që nuk ishte parë më herët nga askush

Astronomët e qendrës së vëzhgimit ‘Sonear’ që gjendet në Brazil, kanë thënë se shumë pranë planetit tonë ka kaluar një meteor.

Sipas tyre, ky masiv i madh prej 25 deri në 55 metra, ka qenë vetëm 80 mijë kilometra sipër tokës, transmeton Telegrafi.

Askush nuk e kishte parë më herët këtë asteroid, që është quajtur 2016 QA2, apo të ketë parashikuar se do të kalojë kaq afër.

Megjithatë, ekspertët e observatorit e kanë parë shenjën që ka mbetur, si dhe e kanë gjetur pasi të jetë larguar.

Mësohet se ky objekt i shkëputur nga hapësira, ka qenë duke u sjellë në orbitë eliptike dhe është larguar në të njëjtën formë.

Sikur të godiste tokën, do të ndodhte sikur më 2013 në Chelyabinsk të Rusisë, kur janë lënduar njëmijë njerëz dhe janë thyer shumë xhama të ndërtesave. /Telegrafi/