Telegrafi

Tokat bujqësore janë shndërruar në ndërtesa

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK), ka kritikuar Agjencinë Kosove të Privatizimit(AKP), e cila sipas saj po i shet tokat bujqësore të Kosovës pa kushte që do të bënë që të mos iu ndërrohet destinacioni. Sindikalistët e bujqësisë kosovare u kanë bërë thirrje bujqve të Kosovës, që të mbjellin tokat e tyre në këtë vjeshtë, pasi që sipas tyre, akoma po mbretëron kohë e përshtatshme për të mbjellë.

Kryetari i Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK), Tahir Tahiri, i ka thënë gazetës se AKP-ja me rastin e privatizimit të tokave bujqësore, po i shkel kriteret e caktuara me politikat operacionale duke i shitur vetëm një ofertuesit dhe me çmime shumë të ulëta.

“Këto veprime të AKP-së, i largojnë investitorët serioz të brendshme dhe të jashtme dhe mërgimtarët tanë që jetojnë në vendet e ndryshme të botës, andaj duhet të kenë parasysh këtë”, ka theksuar ai.
Sipas tij ka disa raste që Agjencinë Kosove të Privatizimit(AKP), ka shitur disa toka bujqësore me një ofertues.

“Ndërmarrjet që janë shitur më nj ofertues, janë, Kooperative në Rakosh, më çmim shumë të ultë, prej 49 mijë euro, në Kooperativa në Shtime, më 22 e pesë qind euro, “Elan”, në Vushtrri më 21 mijë euro”, ka theksuar ai.

Tahiri u ka bërë thirrje të gjithë femrave që të mbjellin këtë vit, grurë dhe ka që kërkuar nga ana e institucioneve të Kosovës, që të ndajnë 100 milion euro për bujqësinë në vend.

Por zëvendësdrejtori i Agjencinë Kosove të Privatizimit(AKP), Shkumbin Bicaj, i ka thënë gazetës se AKP-ja i respekton ligjet që janë në fuqi për privatizim dhe se nuk është e vërtet që tokat janë shitur lirë.

“Bordi i AKP-së vendos për të gjitha ofertat dhe ka ndodhur që edhe pse kanë qenë mbi tri oferta, bordi ka i anuluar, pasi që nuk i kanë plotësuar kushtet”, ka theksuar ai.

Ndryshe Kosova ka sipërfaqe të përgjithshme rreth 1.1 milion hektarë. Nga sipërfaqja e përgjithshme, 53 për qind e tokës klasifikohet si tokë bujqësore dhe 41 për qind janë tokë pyjore.