Një gropë e madhe është shfaqur në mënyrë dramatike në mes të një fushe sportive në Illinois.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fushë që ishte vendosur mbi një minierë gëlqerore, vetëm disa ditë pasi ekipet amatore ndaluan përdorimin e terreneve për stërvitje.
“Kolapsi” ndodhi në Parkun Gordon Moore në Alton, Illinois, rreth 18 milje (30 km) në veri të St Louis, Missouri, të mërkurën.
A giant sinkhole, about 100 feet wide, formed in the middle of a soccer field in Alton, Illinois, due to a mine collapse. pic.twitter.com/Sl5mKbyclj
— AccuWeather (@accuweather) June 27, 2024
Vrima dukej të ishte 100ft (30m) e gjerë dhe 30ft (9m) e thellë.
Nuk raportohet për të lënduar, por të gjitha sportet janë anuluar.
“Askush nuk ishte në fushë në atë kohë dhe askush nuk u lëndua, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha kryetari i bashkisë së Alton, David Goins, në një postim në Facebook.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja ishte raportuar në Administratën e Sigurisë dhe Shëndetit të Minierave. /Telegrafi/