Site icon Telegrafi

“Toka e Dashurisë” megjithatë rrënohet

Kritikët e kishin cilësuar ndërtimin e tij si vulgar dhe joedukativ. Mbyllja e kantierit dhe shkatërrimi i statujave gjigante, që shfaqnin organet gjenitale mashkullore e femërore, trupa të zhveshur dhe një ekspozitë të historisë së seksit, u urdhërua pas vizitës së një përfaqësuesi shtetëror të departamentit të reklamave.

Publikimi në shtyp dhe faqe interneti të fotografive të statujave shkaktoi debate të ashpra mes mbështetësve dhe kundërshtareve të parkut.

Njëri nda ideatorët shprehu keqardhjen e tij për mbylljen.

Parku ishte planifikuar që të ofronte edhe seminare për teknikën e seksit dhe marrëdhënieve te sigurta seksuale.

Exit mobile version