Euronews Albania ka mundur të sigurojë skedën e pasurive të paluajtshme të cilat disponohen nga zyrtarja Alda Klosi, e cila denoncoi vjedhjen mijëra eurove nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.
Nga të dhënat e Kadastrës rezulton se Klosi është pronare ose bashkëpronare e shtatë pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Shëngjin.
Klosi rezulton pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2, ku sipas të dhënave është bërë pronare e pasurive përmes kontratave të dhurimit.
Gjithashtu ajo është bashkëpronare e tre apartamenteve në Tiranë me sipërfaqe, 47 m2, 54 m2 dhe 50.8 m2.
Nga të dhënat e Kadastrës Klosi rezulton bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.
Ajo ka në pronësi dhe një automjet tip Toyota RAV4, e vitit 2013. /Telegrafi/