Site icon Telegrafi

“Tok së bashku”, familja e kryeministrit Haradinaj pozojnë të lumtur në një portret familjar (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të jetë pjesë e mediave lidhur me aktivitetet e tij.

Jo pak herë, ai është bërë pjesë edhe e mediave rozë, kur në pah bie jeta e tij familjare jashtë politikës.

Familja e Ramush dhe Anita Haradinajt (Foto: Instagram)

Ka qenë së fundmi bashkëshortja e tij, prezantuesja e lajmeve në RTK, Anita Haradinaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një fotografi të familjes.

Kryeministri së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët, dukeshin mjaft të lumtur në këtë portret familjar.

“Na, tok së bashku”, ka qenë përshkrimi që moderatorja Muçaj-Haradinaj ka lënë në fotografinë në fjalë.

Me gjithë angazhimet e shumta si kryeministër, Anita është shprehur se janë më të rralla rastet kur ata mblidhen të gjithë së bashku, megjithatë Ramushi mundohet prapë të gjejë kohën e duhur për t’iu dedikuar familjes. /Telegrafi/

Exit mobile version