Telegrafi

Togo largohet nga Kupa Afrikane e Kombeve

Numri i personave të vdekur raportohet se ka arritur katërshin, pasi autobusi u përball me një sërë plumbash nga rebelët vendas, sapo kishte kaluar kufirin nga Republika Demokratike e Kongos për në enklavën Cabinda të Angolas.

Mbrëmë u tha se vozitësi i autobusit kishte vdekur nga sulmi, derisa sot mediat franceze shkruajnë se edhe tre të tjerë kanë gjetur vdekjen, një asistent trajner, një zyrtar i shtypit dhe portieri i rezervë i ekipit, Kodjovi Obilale.

“Togo është larguar nga Kupa Afrikane e Kombeve pasi autobusi i ekipit ra nën plumba në Angola. Ylli i Cityt, Emmanuel Adebayor, i cili është kapiten i ekipit të Togos, ka dalë i padëmtuar dhe ai dhe bashkë-lojtarët e tij u takuan në mëngjes para se të vendosin se dëshirojnë të largohen nga turneu”.

“Ndeshja e parë e tyre ishte në plan të zhvillohet të hënën kundër Ganës, por ata tash do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre. Organizatorët megjithatë kanë thënë se turneu do të zhvillohet”, thuhet në një deklaratë të Manchester Cityt./Telegrafi/