Marka globale turke e teknologjisë “Togg” është zgjedhur si një nga 20 markat më të mira në Panairin e Elektronikës së Konsumatorit CES-2022 (organizuar nga Consumer Technology Association) në Las Vegas.
Kjo u bë e ditur të premten, më 28 janar, në faqen zyrtare të “Togg” në Twitter.
Sektörünün saygın yayını Exhibitor, 2300 katılımcı arasından “CES’in En İyi 20 Markası”ndan biri olarak Togg’u seçti. pic.twitter.com/S3dv9Yec5o
— Togg (@Togg2022) January 28, 2022
“Exhibitor, organi mediatik më me ndikim e sektorit, zgjodhi ‘Togg’ si një nga 20 markat më të mira të CES-2022 nga 2.300 pjesëmarrës”, thuhet në postimin e kompanisë.
“Ju mund të vizitoni stendën #CES2022 #Togg në internet, ku ne dolëm në skenën botërore me identitetin tonë të ri të markës, teknologjitë kryesore dhe konceptin e pajisjes inteligjente”, shkruan ndër të tjerash kompania turke.
“Consumer Electronics Show” (CES) është një nga panairet më të rëndësishme të tregut të elektronikës së konsumatorit dhe çdo vit hap dyert për entuziastët e biznesit dhe teknologjisë. /Telegrafi/
Yeni marka kimliğimiz, öncü teknolojilerimiz ve konsept akıllı cihazımızla dünya sahnesine çıktığımız #CES2022 #Togg standını online olarak ziyaret edebilirsiniz. https://t.co/AiKpJT18ya#USECASEMobility®#Togg
— Togg (@Togg2022) January 28, 2022