Togerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liridona Baftjari-Jashari është shpallur studentja më e mirë ndërkombëtare në Turqi.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.
Mehaj ka thënë se është shumë krenar me gratë e vajzat ushtarake.
“Shumë krenar me gratë dhe vajzat tona ushtarake! Sot, oficerja jonë, Togere Liridona Baftjari-Jashari, në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokësorë në Kursin e Oficerit Shtabor në Stamboll, u shpall Studentja më e mirë ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Mehajt.
Ndryshe, siç njofton Mehaj, togere Baftjari- Jashari ka hyrë edhe në historinë e këtij instituti si oficerja e parë ndërkombëtare me një sukses të tillë. /Telegrafi/