Site icon Telegrafi

Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Toger Islam Bajramaj ka perfundur me sukses kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë ( IBOLC)

Kështu thuhet në njoftimin e FSK-së.

“Kursi ka për qëllim përgatitjen e oficerëve në teknikat dhe taktikat për të drejtuar dhe udhëhequr një togë.

Përveç ushtarakëve amerikanë, në kurs kanë marrë pjesë edhe ushtarakë nga: Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Tailanda, Koreja e Jugut, Uruguai, Singapori, Libanit dhe Hungaria.

Për shkak të rezultateve të treguara toger Bajramaj ka marr çmimin studenti internacional më i mirë (International Honour Graduate Student)  dhe ka hyre në listën e komandantit (Comanders list)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version