Deklarata e ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, për çështjen e ujit të liqenit të Dojranit, ku thotë se ky liqen ka ujë të pastër, ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët kanë inicuar një peticion online tallës, përmes të cilit, kërkojnë nga ministri Todorov që të konsumoj ujë nga liqeni i Dojranit, për t’i dhënë fund dilemës, nëse uji i këtij liqeni është i pastër apo i ndotur.
Qytetarët porosisin, që nëse ministri nuk dëshiron të pij ujë, atëherë mundet të zëvendësohet me zhytje. Deklarata e Todorovit për pastërtinë e ujit të liqenit të Dojranit është në kundërshtim me analizat e Institutit të Shëndetit Publik. Peticinonin e gjeni këtu./Telegrafi/