Site icon Telegrafi

Todorovi takohet me Hahn: Biseduam për presionet ndaj atyre që nuk mendojnë si kryesia e OBRM-PDUKM-së

Ish-funksionari i lartë partiak i OBRM-PDUKM-së dhe ministër i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, që kohë më parë partia e shkarkoi nga funksioni partiak, realizoi takim me euro-komisarin Johahnes Hahn në kuadër të Samitit të Partisë Popullore Evropiane, ku gjendet edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Todorov në profilin e tij në “Facebook” publikoi fotografi nga takimi me Hahnin dhe shkroi se kanë biseduar për euro perspektivat e Maqedonisë dhe OBRM-PDUKM-së, si dhe për kërcënimet ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga kryesia aktuale e OBRM-PDUKM-së.

“Nga dyja anët ishte shprehur mbështetje e fuqishme për proceset euro-integruese të Maqedonisë dhe nevojën për zbatimin e reformave të domosdoshme për integrimin e Maqedonisë në BE. U cek edhe domosdoshmëria e demokratizimit përmes ndryshimit të statutit të partisë me qëllim që OBRM-PDUKM-ja të vazhdojë të veprojë si parti evropiane, moderne dhe e qendrës së djathë”, shkroi Todorov.

Ai shtoi se nga ana e Hahn është potencuar se kërcënimet dhe presionet duhet të ndalojnë duke nënvizuar mbështetjen për hapat e guximshme dhe vendimtare të integrimit të Maqedonisë në BE./Telegrafi/

Exit mobile version