Për zv.kryeministrin Nikolla Todorov, janë të pakuptueshme dhe të papranueshme akuzat dhe sjellja e deputetes së LSDM-së, Sofija Kunovska, drejtuar policisë dhe ushtrisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në debatin në TV Nova, Todorov deklaroi se është munduar që debati me deputeten Kunovska të mos shkojë në drejtim të keq, megjithatë e ka ndjerë veten të zhgënjyer nga sulmet verbale që i janë bërë policëve dhe ushtarëve, që sipas tij, e kanë rrezikuar jetën e tyre për të ndihmuar banorët e përmbytur./Telegrafi/