Site icon Telegrafi

Todorov: Uji në Liqenin e Dojranit është në gjendje të rregullt

Uji në Liqenin e Dojranit është në gjendje të rregullt, nuk shkakton rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk ka nevojë për kurrfarë kufizimesh, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, gjatë vizitës në Qendrën mjekësore simulues, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Legjislatura jonë është e harmonizuar me atë europiane dhe në pajtim me rregullat europiane uji është komplet në gjendje të rregullt dhe nuk ka nevojë për kurfarë kufizime. Plotësisht, edhe nga ana greke po bëhen matje të këtilla dhe atje tregojnë se uji është në gjendje të rregullt për larje’, tha Todorov.

Sipas Todorov, dëshmi për këtë është se gjatë periudhës para se të shpalleshin matjet nuk ka sëmurje serioze të larësve nga Liqeni dhe gjatë kësaj periudhe vetëm një rast i enterkolitit që është dukshëm i vogël nga mesatarja për këtë periudhë të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version