Ish-ministri Nikolla Todorov në TV Telma tha se do të ishte katastrofale për Zaevin dhe LSDM-në nëse tërheq dorëheqjen e dhënë.
“E rëndësishme është se njeriu qëndroi prapa foltores dhe e tha atë para gjithë popullit. Si d të duket nëse një ditë më pas thotë se bëra shaka dhe nuk do të jap dorëheqje. Do të ishte katastrofë edhe për atë edhe për partinë e tij”, tha Todorov.
Ai tha se nuk do të ketë tërheqje nga kjo për shkak se është e vështirë dhe për kot e ka ndërlidhur pozitën e tij me rezultatin e Shilegovit.
“Të tërhiqet nga fjala e dhënë do të jetë e vështirë”, tha mes tjerash Todorov./Telegrafi/