Me renovimin, Spitali i përgjithshëm i Velesit do të marrë pamje të re të jashtme dhe të brendshme, me çka do të mundësohen edhe kushte më të mira në punën e punonjësve shëndetësor dhe kushte më të mira për qëndrim të pacientëve për shërim në këtë institucion shëndetësor publik. Për spitalin do të furnizohet edhe aparaturë më bashkëkohore me vlerë prej rreth 800 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili së bashku me zëvendësministrin Jovica Andonov dhe në shoqërim të drejtorit të ISHP-së Spitali i përgjithshëm Veles, Atanas Vasilev, kanë bërë kontroll në punët finale ndërtimore në atë institucion shëndetësor publik, përkatësisht renovimi i fasadës, disa reparte: intern, i syve, oral, gjinekologjia dhe akusheria. Për këtë dedikim nga Ministria janë ndarë 21 milionë denarë, njofton AIM.
Todorov tha se në spitalin e Velesit është punuar edhe në përforcimin e kuadrit, janë pranuar në punë 33 mjekë të cilët janë dërguar në specializim, pesë mjekë janë dërguar në specializim të bashkëfinancuar, ndërsa një pjesë e mjekëve në spital ishin dhe janë dërguar në specializim në vendet e huaja.
Kjo, theksoi është edhe puna jonë si Ministri të krijojmë kushte të reja të përhershme për punonjësit shëndetësor dhe pacientët. /Telegrafi/