Telegrafi

Todorov sqaron: Pyetjen e referendumit do ta shkruaj vetë dhe do të përgjigjem (Foto)

Ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me informacionet se ai në referendumin e 30 shtatorit do të votojë “pro”.

Todorov lajmin e tillë që u publikua sot nëpër media e ka quajtur të rrejshëm. Ai thotë se është për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa kundër marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Nikolla Todorov: Do të votojë “pro” në referendum

“Lajm i rrejshëm është se kam thënë se do të votoj “pro” në referendum. Përkundrazi, kam thënë se zemra nuk më lejon të votoj “pro”. Qartë them se do të votoj “kundër” marrëveshjes, ndërsa “pro” BE-së dhe NATO-s. Do ta shkruaj vetë pyetjen dhe kështu do të përgjigjem”, shkruan Todorov./Telegrafi/