“Po dëgjoj se Sigal Prishtina po i merr lojtarët më të mirë të Kosovës dhe gjithashtu ka nënshkruar me Dardan Berishën, i cili është lojtar i përfaqësueses së Polonisë dhe gjithashtu ka prejardhje shqiptare”, ka theksuar Todorov, në një intervistë për faqen zyrtare të Ballkan Ligës.
“Gjithashtu kam dëgjuar se ata janë duke negociuar me njërin ndër trajnerët më të mirë në Ballkan, kështu që duhet t’i përfshijmë edhe ata ndër favoritët”, shtoi ai. /Telegrafi/