Site icon Telegrafi

Todorov: Shumica e votuesve që do të shlyhen janë shqiptarë (Video)

Në një intervistë për televizionin Telma në të cilën zëvendëskryeministri i Qeverisë Nikolla Todorov, flet për marrëveshjen e arritur midis katër partive nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”, i pyetur nga gazetarja për shlyerjen e rreth 40.000 votuesve, ka thënë se bien në ujë kundërshtimet e LSDM sepse siç thotë ai: “Shumica e votuesve që do të fshihen nga listat e votimit janë shqiptarë dhe janë votues në njësisë zgjedhore numër 6”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në vazhdim ai ka deklaruar se po të ishin maqedonas këto votues fantazmë, siç pretendon LSDM, atëherë OBRM-PDUKM në njësinë zgjedhore numër gjashtë do të kishte 18 deputetë ndërsa BDI dhe PDSH nga 1 ose 2 deputetë!

Partitë shqiptare të apostrofuara në këtë intervistë jo vetëm që nuk kanë reaguar lidhur me pretendimet për shlyerjen e rreth 40.000 votuesve shqiptarë në njësinë zgjedhore numër 6 por nuk kanë reaguar as për atë që Todorov i OBRM-PDUKM u “ka lënë nga 1 apo dy deputetë” në këtë njësi zgjedhore.

Për ti vërtetuar më së miri ndiqeni intervistën e Telma prej minutës 5.33 deri në minutën 6.10./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version