Site icon Telegrafi

Todorov: Pushimi dimëror për nxënësit do të vazhdojë deri më 23 janar

“Vazhdim të pushimit dimëror për nxënësit deri më 23 janar, dezinfektim për çdo ditë të autobusëve të transportit publik në Shkup, por edhe në qytetet tjera, si dhe dezinfektim të shkollave para fillimit të gjysëm vjetorit të dytë. Janë masat me të cilat synohet të zvogëlohet përhapja e gripit në Maqedoni”. Kjo është deklarata e ministrit të shëndetësisë në Maqedoni, Nikolla Todorov, pas vdekjes së dy fëmijëve në Maqedoni si pasojë e gripit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, vdesin dy fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeç nga gripi!

Todorov tha se do të marrin edhe masa tjera, nëse gripi vazhdon të përhapet dhe nëse gjendja nuk përmirësohet./Telegrafi/

Exit mobile version