“Është zbuluar diabeti tek 3-5% nga gjithsej 250 mijë qytetarë të cilët janë vizituar nga ekipet mjekësore në kushte shtëpiake gjatë tre viteve të fundit përmes projektit “Vizita shtëpiake”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ai gjithashtu tha se pacientët e sapozbuluar me nivele të rritura të yndyrërave janë rreth 2% nga të vizituarit e përgjithshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në dy raste janë detektuar pacientë me vlera shumë të larta të sheqerit në gjak, me çrast menjëherë thirret Ndihma e Shpejtë mjekësore, ndërsa pacienti transportohet në Spitalin më të afërt me qëllim të intervenimit me kohë”, deklaroi Todorov.
Projekti “Vizita shtëpiake” zbatohet në pajtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë./Telegrafi/