Site icon Telegrafi

Todorov: Prishtina ka tifozë të çmendur

Sigal Prishtina të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, mundi skuadrën bullgare me rezultat bindëse prej 89-71, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës Ballkanike.

Tekniku bullgar pas ndeshjes e pranon se Prishtina ishte dukshëm më e mirë, por ai është befasuar me atmosferën e krijuar nga tifozët.

Prishtina ka tifozë të çmendur. Kanë folur për tifozët e Prishtinës, por nuk kam besuar së na pret një atmosferë e tillë. Loja u krye në pjesën e parë. Ne nuk kemi shumë lojtarë. Prishtina fitoj me meritë, ka thënë Todorov.

Ai mendon se Sigal Prishtina me skuadrën që ka mund të shkojë larg në Ligën Ballkanike. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version