Site icon Telegrafi

Todorov: Pacientët me ‘konjuktivit’ dhe ‘ftohje’ do të mjekohen vetëm te mjeku amë

Ministria e Shëndetësisë sot në një konferencë për shtyp, solli indikacion që të mos lejohet udhëzim nga mjeku amë në nivel më të lartë të mbrojtjes shëndetësore sekondare dhe terciale për diagnozat ‘konjuktivit’ dhe ‘ftohje’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Sipas analizës së bërë ka udhëzime të panevojshme për dy diagnozat nga mjeku amë drejt specialistit të cilët sipas të gjitha standardeve duhet të mjekohen te mjeku amë. Diagnoza e parë është ‘konjuktivit’, kurse e dyta ‘ftohje’. Për diagnozën e parë janë dhënë 48.536 udhëzime për 40.894 pacientë për periudhën prej një viti. Për ftohje drejt specialistit janë udhëzuar 10.198 pacientë ose gjithsej për dy diagnozat mbi 58.700 pacientë’, tha Todorov.

Për këto udhëzime, sipas tij, shteti ka paguar 23.493.600 denarë. /Telegrafi/

Exit mobile version