Site icon Telegrafi

Todorov: Nëse OBRM-PDUKM vazhdon në këtë mënyrë, do të humb në zgjedhjet presidenciale

Ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, në një intervistë për Kanal 5, tha se kryesia e OBRM-PDUKM-së para anëtarëve të partisë thonë se janë kundër marrëveshjes me Greqinë, ndërsa para bashkësisë ndërkombëtare kanë qëndrime tjera.

Todorov për kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, tha se është si peshë e rëndë që tërheq vetëm poshtë. Ai theksoi se nëse partia vazhdon në këtë mënyrë, do të humb edhe në zgjedhjet presidenciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo nuk është mirë, pasi po shkatërrohemi si komb”, tha Todorov.

Ai shtoi se qeveria aktuale nuk punon dhe se nuk ka përmbushur atë që ka premtuar.

Todorov foli edhe për tetë deputetë që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se ka qenë vendim i tyre./Telegrafi/

Exit mobile version