Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov u nda i kënaqur me fitoren, por jo edhe me lojën e treguar, pasi në fund rrezikuan fitoren.
KB Peja arriti të marr një fitore të vuajtur ndaj Bashkimit dhe trajneri Todorov deklaroi se kjo ndeshje u desh të përfundohet më herët, teksa nuk ka preferenca për finalistin.
“Ndeshja është dashur të fitohet shumë më lehtë nga ne, por ne humbëm disa gjuajtje të lira në fund duke mos arritur të kryejmë më herët ndeshjen”, ka thënë fillimisht Todorov.
“Pavarësisht se kush do të jetë në finale, ne duam të fitojmë atë, pasi finalja duhet të fitohet”, përcjell Telegrafi.
“Nuk ka rëndësi kundërshtari për neve, pasi ne duam të fitojmë atë”, përfundoi trajneri i Pejës”, përfundoi trajneri i Pejës. /Telegrafi/