Site icon Telegrafi

Todorov: Mamografi i ri do ti përmirësojë dukshëm shërbimet shëndetësore

Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov sot ka qenë për një vizitë pune në Makedonska Kamenica ku është instaluar mamografi bashkëkohor dhe për të njëjtin po stërvitet ekipi mjekësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Po luftojmë për çdo qytet të Maqedonisë të ketë shëndetësi më të mirë. Me furnizimin e pajisjes së re, me investime në kuadro dhe në infrastrukturën shëndetësore. Qëllimi ynë është që në qytete të sillet diçka që nuk ka pasur, të zgjerohet me ndonjë shërbim të ri ose të përmirësohet ndonjë ekzistues”, ka deklaruar me këtë rast Todorov.

Përndryshe ky investim në vlerë prej 7 milionë denarë u realizua nga Ministria e shëndetësisë në bashkëpunim me komunën./Telegrafi/

 

Exit mobile version