Site icon Telegrafi

Todorov: LSDM vërtetoi se nuk luftonte për liri dhe demokraci, por vetëm për pozicione partiake (Video)

Mendoj se LSDM thellësisht manipulon dhe tani shumë rëndë do të dalin nga kjo situatë, vlerësoi ministri Nikolla Todorov në një intervistë në Tv Nova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LSDM, dha gjithçka, shton Todorov, për të vazhduar kriza, ne bëmë gjithçka për të mos lejuar.

‘Ne jemi në bisedime për marrëveshjev, dhe tani punojmë maksimalisht për përmbushjen e kushteve, liderët të dëshmojnë se nuk ka pengesa për zgjedhje korrekte dhe le të fitojë më i miri për formimin e qeverisë dhe t’i jepet fund krizës’, tha Todorov.

Todorov poashtu ka akuzuar LSDM-në duke thënë: ‘Luftojnë për liri dhe demokraci kurse në parim luftojnë vetëm për pozicionet partiake. Dhe kur kjo do të del në dritë, pritet të ketë zhgënjime’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rxUfQkBTMI8

Exit mobile version