Telegrafi

Todorov, heq dorë nga mandati si deputet?

Burime brenda Kuvendit bëjnë të ditur se Nikolla Todorov i OBRM-PDUKM ka hequr dorë nga mandati si deputet. Ata thonë se ish-ministri i Shëndetësisë ka informuar Kryetarin e kuvendit me shkrim se nuk do të jetë më përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe pse Todorov i kontaktuar disa herë nga TV 21 për ta vërtetuar lajmin, ai nuk i është përgjigjur telefonatave dhe mesazheve të gazetarëve.

Përndryshe, seanca për votimin e qeverisë së re është e caktuar për nesër, mbetet të shihet se a do të prezentojë Todorov. /Telegrafi/