Site icon Telegrafi

Todorov është jashtë rrezikut për jetë

Portali pro-OBRM-PDUKM-së Republika.mk ka shkruar se ish-ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov është jashtë rrezikut për jetë dhe i njejti është duke marrë shërim adekuat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kujtojmë se sulmi ndaj Todorov u kry në hyrje të objektit të kësaj ministrie ku ai duhej të takohej me Arben Taravarin, ministrin e ri të këtij dikasteri.

Informacione tjera nuk ka ende ndërsa policia duhet të del me më shumë informata zyrtare. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Shtyhet me armë zjarri ndaj Nikolla Todorovit
Exit mobile version