Telegrafi

Todorov: Dyfishohet numri i pacientëve në Kardiokirurgjinë Shtetërore

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, pas vizitës së tij tek Kardiokirurgjia Shtetërore deklaroi se numri i të shtruarëve në këtë spital është dyfishuar prej vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo tregon se Kardiokirurgjia Shtetërore çdo herë e më shumë po merr besim tek pacientët, të cilët zgjedhin të trajtohen në këtë spital”, deklaroi Todorov.

Ai tha se projekti po funksionon shkëlqyeshëm dhe klinika po zhvillohet më mirë se është pritur./Telegrafi/