Telegrafi

Todorov dhe Popovski zyrtarisht zëvendëskryeministra të rinj

Ministrat për shëndetësi dhe punë të jashtme, Nikola Todorov dhe Nikola Poposki janë emëruar edhe si zëvendëskryeministra të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është publikuar në ueb faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dhe sipas kësaj tani kjo qeveri ka pesë zëvendëskryeministra, edhe atë Todorov, Popovski, Peshevski për çështje ekonomike, Festim Halili i ngarkuar për Marrëveshjen e Ohrit dhe Arbër Ademi, zëvendëskryeministër për çështje evropiane./Telegrafi/