Site icon Telegrafi

Todor Petrov tërheq iniciativën për referendum të ri për emrin e shtetit

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas Todor Petrov, i cili ishte propozues i autorizuar, ka tërhequr iniciativën qytetare për mbledhjen e së paku 150 mijë nënshkrimeve për shpalljen e referendumi obligues për ndryshimin e emrit të shtetit.

Këtë në seancën e sotme të Kuvendit, e konstatoi edhe kryetari Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi gjithashtu miratoi disa ligje me procedurë të shkurtë, mes të cilave edhe propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik./Telegrafi/

Exit mobile version