Telegrafi

Todor Petrov do të mbledh 150.000 nënshkrime për referendum kundër emrit Maqedonia Veriore

Todor Petrov, kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) dje para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, paraqiti propozim për fillimin e një iniciative civile për shpalljen e një referendumi në nivel shtetëror. Pyetja e referendumit do të ishte: “A jeni për ndryshimin e emrit e shtetit Maqedonia në emër të shtetit Maqedonia Veriore?” Për të cilën qytetarët duhet të përgjigjen nëse janë “për” ose “kundër”.

Sipas Petrov, propozimi për të mbledhur 150.000 nënshkrime është i vetmi instrument ligjor i lejuar me Kushtetutë dhe me zbatimin e së cilës mund të pezullohet marrëveshja me Greqinë dhe ndryshimet në Kushtetutë, shteti do të ruajë emrin e saj kushtetues si dhe identitetin e kombit. Ai thekson se vendimi i këtij referendumi është i detyrueshëm, ndryshe nga ai konsultativ më 30 shtator.

Petrov për “PlusInfo” shpjegon se sipas Ligjit për Referendum, vetëm Kuvendi shpall referendum të detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit, por gjithashtu edhe me propozimin e së paku 150.000 qytetarëve./Telegrafi/