Pas njoftimit të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se Todor Petrov ka tërhequr iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një referendumi të ri për emrin, tha se Xhaferi po manipulon me opinionin dhe e përgënjeshtron këtë lajm se është tërhequr nga kjo iniciativë.
“Kryetari i Kuvendit, Xhaferi po manipulon me opinionin, sepse nuk tregoi se ka dy iniciativa për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit obligues për emrin. Iniciativa e cila është paraqitur deri tek Kuvendi më 24 dhjetor të vitit të kaluar, është vlerësuar si jo e rregullt. Më 9 janar, ne paraqitëm një iniciativë të re me më shumë se 170 nënshkrime të mbledhura në njësitë rajonale të Komisionit Shtetëror zgjedhor, të cilën komisionet kuvendare e vlerësuan si të rregullt. Kërkova nga Xhaferi sot që të marrë pjesë në seancë si nismëtare e iniciativës, por unë nuk u lejova”, tha Todor Petrov, kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas.