Tedor Petrov deri tek Kuvendi ka dorëzuar iniciativën e re qytetare për mbledhjen e së paku 150.000 nënshkrimeve për mbajtjen e një referendumi të ri plotësues e cila do të përfshijë të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
Iniciativa është ngritur me nënshkrimet e 157 qytetarëve, për mbajtjen e një referendumi në të cilën qytetarët duhet të përgjigjen se janë “për” apo “kundër” në pyetjen:
“A jeni për ndryshimin e emrit të vendit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut”?
Iniciativë e ngjashme e Petrovit u hodh poshtë para një muaji për shkak se u cilësua si jo në përputhshmëri me Ligjin për referendum./Telegrafi/