Gjatë periudhës së ardhshme presim 600 nëpunës të ri në polici, por uniforma për ta nuk ka. Nuk guxojmë të lëshojmë policë në rrugë pa pajisjen e duhur dhe pa atë që bëhet imazhi i Repulikës së Maqedonisë. MPB nuk ka numër të mjaftueshëm të uniformave për të gjithë nëpunësit në polici, thotë kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev Todev.
“Në ministrinë për punë të brendshme vazhdon të mbisundojë kaosi dhe problemet që u krijuan në të kaluarën Ftoj ministrin për punë të brendshme për të bërë plan të përbashkët, të vizitojmë nëpunësit në MPB dhe të shohim gjendjen e vërtetë që nuk është edhe aq e shkëlqyer”, tha Todev./Telegrafi/