Lidhja e dy rrugëve të ndryshme në Spanjë, nëpërmjet një tobogani të gjatë afro 40 metra, nuk doli të ishte planifikuar si duhet.
Megjithëse ishte instaluar që të lidhë dy rrugë në Costa del Sol, për t’ju kursyer kalimtarëve afro dhjetë minuta kohë, lëshimet nuk ishin aq të këndshme, transmeton Telegrafi.
Lëshimi në pjertësi deri në 34 shkallë, ku shpejtësia ishte shumë e lartë dhe lëvizja e papërshtatshme, iu ka shkaktur përdoruesve shumë lëndime.
Që kur u lëshua në qarkullim, kalimtarë nga të gjitha moshat, përfshirë edhe fëmijë, shprehën dëshirën të bëhen pjesë e toboganit që besohet të jetë më i gjati në Spanjë.
Raportimet për lëndime të konsiderueshme, që shoqëroheshin me gjakosje, kanë bërë që komuna të kërkojë nga operatori privat ta mbyllë brenda dy ditësh.
Inspektorët kanë dalë në terren dhe po e kontrollojnë toboganin, ndërsa mund të caktojnë ndalesë në bazë të moshës apo peshës të përsonave që lëshohen. /Telegrafi/