Site icon Telegrafi

TNT sjellin projektin më të ri “Pse të ndjej”

Pandemia për shumëkënd ka qenë pengesë për realizimin e projekteve profesionale, por jo edhe për grupin muzikor “TNT”.

Vokalisti i grupit Bekim Hallaçi thotë në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini se gjatë kësaj kohe kanë punuar për tri projekte të reja, njëri nga të cilët është publikuar sot (e martë). “Pse të ndjej” është titulli i baladës më të re të grupit të mirënjohur.

Bekimi thotë se dy projektet e reja që pritet të publikohen shumë shpejt janë bashkëpunim i grupit me këngëtaren Lindita Hakaj.

 

“Janë këngë të vjetra të TNT që do t’i risjellim për gjeneratat e reja dhe mezi pres te publikohen”, ka deklaruar ai.

Këngëtari thotë se ndjehet mirë kur e krahasojnë me legjendën e TNT-së, Ferki Shalën, por pohon se ka identitetin e vet.

Vokalisti i TNT-së thotë se dy këngët tjera do të dalin brenda dy javëve të ardhshme dhe do të promovohen pak më mirë pasi shpreson se do të kalojë edhe pandemia. /Telegrafi/

Exit mobile version