Në mungesë të organizimeve të koncerteve, shumë këngëtarë kanë zgjedhur që gjatë pandemisë t’i realizojnë koncertet e tyr virtualisht.
Sabri Fejzllahu javë më parë i këndoi Prishtinës nga Stadiumi “Fadil Vokrri”, dhe njëlloj bënë më pas edhe këngëtarët e njohur Shkëlzen Jetishi dhe Ramadan Krasniqi, të cilët kënduan nga Gjakova dhe Peja.
Tani është radha e Mitrovicës dhe nga ky qytet në një koncert recital me transmetim direkt, do të këndojnë grupi i famshëm TNT.
TNT janë grup i njohur muzikor i zhanrit ‘rock’, të cilët ndër vite kanë lënë gjurmë me këngët e tyre shumë të pëlqyera për publikun.
Koncerti i tyre do të mbahet nesër (e premte) me fillim nga ora 21:00, dhe do të transmetohet direkt në rrjetet sociale dhe Klan Kosova. /Telegrafi/