Basketbollisti i Bashkimit, Mikaile Tmusic, i lënduar në ndeshjen e fundit të serisë finale ku ekipi i tij u mposht nga Sigal Prishtina, u deshtë të përfundojë ndeshjen më herët.
Ai u përplas me bashkëlojtarin e tij, Gazmend Sinani, pas një kërcimi dhe lëndoi këmbën e tij.
Borozani.com ka mësuar nga fizioterapeuti i ekipit, Fisnik Bajrami, se Tmusic do të këndellet brenda disa javëve, saktë deri në 4 javë maksimalisht.
Tmusic ka pasaportë kosovare dhe ka luajtur në cilësinë e lojtarit vendor këtë stinor në Superligë për Bashkimin