Telegrafi

TMRO: Koalicioni me platformën shqiptare do të ishte tradhti kombëtare

Platforma e përbashkët e BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët paraqet kërcënim, për partinë TMRO dhe ju bën thirrje partive maqedonase të mos pranojnë platformën e tillë për të formuar qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E ashtuquajtura platforma politike shqiptare për pjesëmarrje në qeveri, për TMRO është kërcënim për popullin maqedonas dhe shtetin e Maqedonisë me mesazh të qartë për ndarje të shtetit. Koordinatat e dhëna nga Tirana e hapin edhe çështjen e reciprocitet mes dy vendeve”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Ata gjithashtu thonë se koalicionimi në këto kushte nga cila do parti qoftë, do të ishte tradhëti kombëtare./Telegrafi/