Partia TMRO sot përmes një komunikate ka kërkuar nga Akademia e Shkencës dhe Arteve në Maqedoni (ASHAM) të dal me qëndrim zyrtar rreth platformës së përbashkët të partive shqiptare, që sipas TMRO ka pretendime mbi shtetësinë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përderisa në ASHAM rrinë të ulur maqedonas të vërtetë, nuk është e logjikshme që institucionet shtetërore si ata të rrinë të heshtur për këto çështje të hapura dhe të rëndësishme”, thuhet në komunikatën e TMRO.
Ata në këtë komunikatë shprehin dyshime se edhe për kundër faktit se në ASHAM janë të gjithë maqedonas, nuk ka reagime për një çëshjte të tillë, siç është platforma e partive shqiptare./Telegrafi/