Telegrafi

I tmerroi të pranishmit me britmë, sepse mendoi se ka krimb në ushqim (Foto)

Shya Henry ka qenë duke ngrënë krahë pule në një restorant në Londër, kur ka vërejtur se në pjatë ka diçka që duket si krimb toke.

Por, në vend se ta thërraste kamerierin dhe të kërkonte shpjegim, 20-vjeçarja ka bërtitur me të madhe për çka të gjithë të pranishmit kanë mbetur duke e shikuar, transmeton Telegrafi.

Pasi ia kanë marrë ushqimin dhe ia kanë zëvendësuar, atë e kanë dëmshpërblyer, megjithëse në pjatë nuk ka pasur ndonjë insekt.

Mishi i pulës me atë që duket sikur të jetë një krimb i gjatë

“Ishte vetëm një shirit, që shfrytëzohet për të mbështjellë mishin derisa fërgohet. Nuk e ka vendin në pjatë, por ndodhë”, kanë thënë zyrtarë të lokalit ku ka ndodhur rasti.

Ata kanë kërkuar falje të pranishmëve për shqetësimin, derisa panikun e saj e kanë konsideruar si shumë të ngutshëm. /Telegrafi/