Site icon Telegrafi

Tmerrohet piloti i ri francez, kolegët e rrëmbejnë dhe e lidhin në poligonin e qitjes – aty ku pilotët e tjerë ushtroheshin

Piloti francez i aeroplanëve luftarak ka bërë një ankesë, pas ritualit brutal në Corzica ku pretendon se kolegët e tij nga forcat ajrore të Francës e kanë rrëmbyer, lidhur dhe lënë në poligonin e qitjes.

Për incidentin që ka ndodhur në mars të vitit 2019, e përditshmja franceze La Provence për herë të parë ka raportuar gjatë javës së kaluar, transmeton Telegrafi.

Sipas raporti të France Press, rekruti që nuk i është zbuluar identiteti për opinionin publik, ishte drejtuar kah baza ajrore në ishullin Corzica ku kolegët e tij po i akuzon për një lloj keqtrajtimi.

Ata e kishin rrëmbyer rekrutin duke e lidhur me shirit ngjitës në pjesën e pasme të një kamioni. Fotografitë e publikuara nga La Provence tregojnë rekrutin e lidhur për këmbë dhe duar – me një kapelë në kokë. Ai shihet në pjesën e pasme të kamionit.

AFP duke u thirrur në avokatin e këtij piloti Frederic Berne, ka bërë të ditur se ai ishte dërguar në poligonin e qitjes në të cilin kishte gjithandej zjarr dhe që përdorej për stërvitjen dhe hedhjen e municionit. Aty është lidhur për një “cak”.

Sipas La Provence, atje ishte lënë për 10 minuta në një qetësi të plotë. Më pas, siç thotë ky burrë ka dëgjuar aeroplanët luftarak Dassau Mirage duke fluturuar mbi ta. Aty filluan të hedhin municion përreth tij. E të shtënat kanë zgjatur rreth 20 minuta. /Telegrafi/

 

Exit mobile version