Telegrafi

Tmerrohet nga hajni, që iu fsheh në dhomën e fjetjes (Foto)

Presley Brown nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, është tmerruar kur e ka parë një njeri në dhomën e saj.

Vajza 11-vjeçare nisi të bërtasë, me të parë një të panjohur që iu shfaq në pasqyrë, transmeton Telegrafi.

Vendi ku qëndronte hajni

Ajo ka dalë në korridor duke vrapuar, ndërsa ai është larguar me 100 dollarë që ia ka marrë nga sirtari.

“Mos u frikëso, nuk të bëj asgjë”, i ka thënë hajni para se të largohet me vrap.

“Vetëm bërtisja, sepse u frikësova. Megjithëse ai nuk më preku me dorë, momenti kur mu shfaq në pasqyrë ishte i tmerrshëm”, ka thënë Brown.

Policia e ka ndaluar këtë plaçkitës të quajtur Race Cox, i cili ishte i liruar me kusht për shkak të disa shkeljeve që kishte bërë më parë. /Telegraf/

Presley Brown