Dawn Paige pretendon se jashtë shtëpisë së saj në West Midlands, ishte shfaqur një luaneshë, që ia rrëzoi edhe shportat e plehrave.
Kamerat e vendosura në pronën e 53-vjeçares, filmuan gjallesën gjigante që kaloi para derës, ndërsa ngjante shumë me një mace, transmeton Telegrafi.
“I pashë shportat e rrëzuara dhe mendova se ka luajtur ndonjë fëmijë, derisa nuk i kontrollova filmimet. U tmerrova dhe po dridhesha”, ka thënë Paige. Bindjen se mund të jetë ndonjë grabitqarë, ia ka rritur fakti se jeton pranë një kopshti zoologjik.
Por, zyrtarët e kopshtit konfirmuan, se prej aty nuk është larguar asnjë kafshë dhe të gjitha janë të mbyllura në kafaze.
Në anën tjetër, disa mendojnë se është një qen i madh, që kërkonte ushqim në plehra. /Telegrafi/