Telegrafi

Tmerrohet nga ‘demoni’ të cilin e gjuan me shishe në fytyrë (Video)

Në Australi është zhvilluar një organizim, ku janë ftuar adhuruesit e filmave horror që të shohin disa pjesë të filmit të papublikuar ‘Conjuring 2’.

Ata kanë hyrë në një dhomë, ku në pasqyrë del imazhi i një fantazme të frikshme, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në dhome hyn ‘demoni’ me veshjen e motrës së nderit.

Derisa dy femra dalin duke bërtitur, një mashkull qëndron në vend, por nga paniku e qëllon me shishe gruan e maskuar.

Më pas qesh dhe i kërkon falje, ndërsa ajo e përqafon dhe i thotë se i pëlqei reagimi tij. /Telegrafi/