Telegrafi

Tmerrohet gruaja, burri para saj po e filmonte “në mes këmbëve” (Foto/Video)

Një grua e re është përballur guximshëm me një burrë i cili ishte kapur duke tentuar ta incizonte “në mes këmbëve” deri sa ajo po flinte.

Ajo po udhëtonte nga Sydney në një tren për në Newcastle, kur ajo vuri re njeriun para saj duke u përpjekur gjoja se po nxirrte telefonin nga ulësja e tij, transmeton Telegrafi.

Gruaja, e cila ishte veshur me pantallona të shkurtra, tha se ajo kishte rënë në gjumë dhe kur u zgjua kishte vërejtur burrin duke u përpjekur për ta filmuar atë. /Telegrafi/