Site icon Telegrafi

Tmerrohen pasagjerët, një burrë me thikë në duar sillej në një stacion treni në Paris (Video)

Pasagjerët u ballafaquan me një tmerr pasi një sulmues me thikë u arrestua në një stacion treni në Paris, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një stacion treni në Paris, kur një person u shfaq me thikë në duar.

Po sipas medieve, ai u neutralizua menjëherë nga agjentët, të cilët shmangën rrezikun.

Gjithsesi mediat shkruajnë se me gjasë bëhet fjalë për një person me probleme mendore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=adKNNC6kBQ4

Exit mobile version