Ky është momenti kur pasagjerët në bordin e një aeroplani nga i cili po rridhte karburanti bërtitën pasi u gjenden në një situatë të sikletshme pasi shërbimet emergjente u detyruan të shkarkonin avionin – vetëm pak çaste para se të niste fluturimin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja e shkurtër tregon sasi të mëdha të karburantit që shpërthen nga njëri nga krahët e aeroplanit Airbus A321.
Aeroplani me 220 pasagjerë veçse ishte nisur për tu ngritur nga Antalia, në Turqinë juglindore dhe po shkonte për në qytetin Kharkiv në Ukrainën veri-lindore.
Pasagjerët në bordin e aeroplanit mund të dëgjohet duke diskutuar rrjedhjen në pamjet e telefonit celular.
Një grua dëgjohet duke sugjeruar se lëngu mund të jetë vetëm karburant i tepërt, ndërsa një tjetër thotë se mund të jetë vetëm uji nga tualeti.
Gjithashtu, siç thuhet më tej, disa të tjerë dëgjohen duke bërtitur nga frika. Ndërsa avioni vazhdon të lëvizë përgjatë pistës, rrjedhja nuk tregon shenja të ndalimit.
Më pas vijnë shërbimi i zjarrfikësve të cilët merren me situatën, duke i zbritur pasagjerët nga aeroplani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PoUvlQA8-3I